Ndryshimet ligjore që paralajmëroi Rama, juristi: Zgjedhja e Presidentit, padituri e madhe juridike!
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se mazhoranca do të ndërmarrë ndryshime ligjore lidhur me çështjen e pezullimit nga detyra të zyrtarëve publikë që janë nën hetim penal. Ndryshimet e pritshme të këtij neni parashikojnë moslejimin e pezullimit nga detyra të të gjithë funksionarëve, funksionet e të cilëve burojnë nga kushtetuta. “Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral përfshi, Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim. Juristi Kreshnik Myftari, i ftuar në studion e QUO VADIS tha se përfshirja e...
Burimi:
vizionplus.tv