“Ndryshime kushtetuese brenda këtij mandati”, Rama propozon zvogëlimin e Kuvendit, jo me 140 deputetë, por me 100
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se brenda këtij mandati mazhoranca synon që të miratojë një reformë të re kushtetuese. Rama propozoi krijimin e një grupi nismëtar për ndryshime kushtetuese, duke theksuar se Kuvendi Shqiptar mund të reduktohet në numër. Sipas Ramës, propozohet që të ulet numri i deputetëve nga 140 në 100. “Duhet të mendohet edhe ngritja e një grupi nismëtar për ndryshimet kushtetuese. Kemi shtruar nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të zvogëlohet në numër, kemi kuvend me 140 vetë, fare mirë mund të kemi kuvend me 100 vetë. Ka dhe aspekte të thera që duhen zgjedhur nga njerëzit që dinë se çfarë shohin, lexojnë, thonë, kur vjen fjala te kushtetuta e Shqipërisë duhet ngritur një grup që pastaj të...
Burimi:
zeri.ai