Ndërkombëtarët të alarmuar për Shqipërinë? Tabaku: Skandali me fondet IPARD, vjedhja më e madhe e fondeve të BE
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ftuar në një emision televiziv, ka folur mbi perspektivat politike dhe ekonomike të vitit 2026, duke theksuar nevojën për reflektim dhe zgjidhje të problemeve të brendshme që, sipas saj, po pengojnë zhvillimin dhe integrimin evropian të Shqipërisë. Tabaku u shpreh se ka kontakte të vazhdueshme me përfaqësues ndërkombëtarë dhe se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për situatën aktuale dhe pasojat e saj. Ajo theksoi se ekziston një vëmendje dhe shqetësim i shtuar, i cili po kthehet në problem serioz për vendin, duke sjellë si shembull çështjen e fondeve IPARD. Sipas saj, kjo ishte një skemë korruptive që në raporte konfidenciale është cilësuar si vjedhja më e madhe e fondeve të Bashkimit Evropian jashtë territorit të BE-së, duke sjellë pasoja...
Burimi:
sot.com.al