‘Ndërkombëtarët kundër Ramës’, Bardhi – Kryeministrit: Mbrojte bashkëpunëtoren e korrupsionit me votë!
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj Kryeministrit Edi Rama, teksa ndaj këtij të fundit pati kundërshtime të forta nga ndërkombëtarët, lidhur me hedhjen poshtë të kërkesës së SPAK për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se ndryshe nga sa ndodh në kancelaritë evropiane, ku rregullat janë të njëjta për këdo, përfshirë qytetarin, kancelarin/kryeministrin, në Shqipërinë e Edi Ramës, ndodh e kundërta. Sipas Bardhit, vetëm Edi Rama e shpall luftën kundër korrupsionit më të rrezikshme se vetë korrupsioni. ‘Edi Rama sot është kërcënimi më i madh për drejtësinë dhe për integrimin. Sepse problemi i Edi Ramës nuk është se ka plan A, B apo C. Problemi është se asnjëri nga këto plane nuk...
Burimi:
syri.net