‘Nderim guximtarëve, po bëjnë historinë!’/ Berisha: Mediat e mëdha franceze nxijnë dyshen famzezë Rama-Balluku

‘Nderim guximtarëve, po bëjnë historinë!’/ Berisha: Mediat e mëdha franceze nxijnë dyshen famzezë Rama-Balluku

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet sociale një moment nga protesta kombëtare e opozitës e zhvilluar më 10 shkurt, një ngjarje që ka marrë jehonë edhe jashtë vendit. Videoja e publikuar është transmetuar nga një prej mediave më të mëdha franceze, duke i dhënë kështu një vëmendje ndërkombëtare zhvillimeve politike në Shqipëri dhe kauzës së opozitës. Në postimin e tij në Facebook, Berisha shprehet: “Mediat më të mëdha të Francës nxijnë dyshen famëzeze Rama–Balluku. Nderim guximtarëve, po bëjnë historinë e vendit të tyre!” Jehona nga mediat ndërkombëtare vjen në një moment kur opozita ka intensifikuar aksionin e saj politik, ndërsa sipas Berishës, mbështetja dhe pasqyrimi nga mediat e huaja përbëjnë një dëshmi të rëndësishme për mesazhin që ajo po përcjell Postimi i...