Ndalimi i pezullimit me vendim gjykate i krerëve të shtetit, zbulohet propozimi me firmat e Ramës, Ballës e Manjës: Përfshihen edhe anëtarët e Kushtetueses

Ndalimi i pezullimit me vendim gjykate i krerëve të shtetit, zbulohet propozimi me firmat e Ramës, Ballës e Manjës: Përfshihen edhe anëtarët e Kushtetueses

Shumica socialiste avancon nismën me ndryshimin e nenit në Kodin e Procedurës Penale për pezullimin e zyrtarëve shtetëror. Ky është dokumenti siguruar nga Top Channel me firmat e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Ulsi Manjës nismëtar të këtij ndryshimi. Projekt propozimi me firmat e tyre i ka vajtuar kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi për ta kaluar për diskutim në konferencën e kryetarëve e më pas për diskutim në Komisionet parlamentare. Projektligji parashikon vetëm 1 shtesë në neni 242 të kodit të procedurës penale. Në variantin final çuar Parlamentit parashikohet se: Ky zhvillim është duke u ndjekur me vëmendje edhe nga Delegacioni i BE-s në Tiranë. Dy ditë më parë i pyetur për iniciativë ligjore të shumicës socialiste kreu delegacionit të BE-së në Tiranë Silvio Gonzato...