Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, debatoi me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Nokën, mbi drejtësinë. Noka: Ne e mbështesim këtë betejë që po bëhet por, SPAK nuk është aktor politik sepse e kemi parë që duartrokitej nga mazhoranca kur sulmonte opozitën, Sali Berishën. Në atë kohë u trajtua si aktor politik. Nuk është aktor politik. Pra, ne nuk presim që zgjidhjen politike ta bëjë askush tjetër përveçse vetë ne, por absolutisht çdo luftë që i bëhet krimit të organizuar, karteleve të drogës dhe korrupsionit ka patur dhe do të ketë mbështetjen pa kufij të Partisë Demokratike dhe të opozitës. Dhe çdo tentativë për t’i lidhur duart drejtësisë për këtë gjë do ketë kundërshtimin...