“Nafta në Shqipëri, është shndërruar në instrument të tiranisë”/ Berisha: Faktori kryesor është kontrabanda

“Nafta në Shqipëri, është shndërruar në instrument të tiranisë”/ Berisha: Faktori kryesor është kontrabanda

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi rritjen e çmimit të karburantit në vend. Në një dalje për mediat Berisha tha se Shqipëria është shndërruar në instrument të tiranisë ndaj qytetarëve të saj. Shkak i kësaj rritje sipas Berishës është ngarkesa fiskale dhe nafta kontrabandë. “Jam këtu për një çështje madhore, nafta në Shqipëri është shndërruar në instrument të tiranisë ndaj shqiptarëve, në një instrument të çmimeve stratosferike, të pakësimit të racionit ushqimor në tavolinë, të largimit të tyre nga Shqipëria. Çmimi i naftës në vendin ku gjenden fushat më të mëdha në Europë naftëmbajtëse në tokë, si Patos, me 6 mld fuçi, çmimi i naftës në vendin me një seri portesh për importin, tejkalon me 60 për qind çmimin e naftës në Kosovë dhe...