Nafta mbi 200 lekë, Këlliçi akuza Ramës: Italia ul akcizën, Shqipëria s’bën asgjë
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit të karburanteve në Shqipëri, duke krahasuar situatën në vend me masat e ndërmarra nga qeveria italiane. Sipas Këlliçit, qeveria e kryeministres italiane Giorgia Meloni ka ndërhyrë konkretisht për të përballuar rritjen e çmimeve, duke ulur akcizën e karburantit, çka pritet të sjellë një ulje prej rreth 25 cent për litër. Ai theksoi se një masë e tillë, në kushtet e Shqipërisë, do të përkthehej në rreth 250 lekë për litër më pak. Deputeti demokrat shtoi gjithashtu se në Itali janë marrë masa mbështetëse për kompanitë e transportit dhe furnizimit, me qëllim që të frenohet rritja e çmimeve të ushqimeve dhe shërbimeve. Këlliçi akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk ka ndërmarrë asnjë hap...
Burimi:
sot.com.al