“Nafta është rritur në bursë, në Shqipëri qasja ishte e përgjegjshme”/ Rama për çmimin e karburantit: Kemi në konsultim ligjin për rezervat shtetërore
Duke marrë shkas nga rritja e çmimit të hidrokarbureve, kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës për të përballuar impaktin e krizës aktuale globale, e shkaktuar nga konflikti në Lindjen e Mesme. Rama tha se çmimi është rritur me rreth 40% në bursa, ndërsa sipas tij, rritja në Shqipëri ka ndodhur në mënyrë të moderuar. “Aktualisht kam marrë informacion nga ministrat dhe përpara t’jua kaloj fjalën atyre, dëshiroj të shpreh një farë mënyre konsideratën pozitive për qasjen tuaj, e cila ka qenë një qasje e përgjegjshme, nëse në tërësi, në treg dhe përmes bursave është konstatuar rritje 40% që shkakton represion të madh, në Shqipëri çmimi është rritur në mënyrë më të moderuar sesa rritja që është parë në disa vende të...
Burimi:
top-channel.tv