Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparences, Ibrahimaj në Top Story: Vendosëm me Kryeministrin, do ulet akciza me 20%

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparences, Ibrahimaj në Top Story: Vendosëm me Kryeministrin, do ulet akciza me 20%

Qeveria ka vendosur të ngrejë Bordin e Transparencës pasi çmimi i naftës në treg arriti në 214 lekë. Deklaratën e bëri të ditur Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimi gjatë një lidhje live në Top Story në Top Channel. “Sapo kam dalë nga një mbledhje e gjatë në Kryeministri, me kryeministrin, ministrin e Financave, ministrin e Energjetikës, për të analizuar në detaje situatën. Duke parë ecurinë e ditëve të fundit dhe ndikimin e sulmeve të ditëve të fundit kemi vendosur të ngremë Bordin e Transparencës. Bordi ngrihet me vendim të Këshillit të Ministrave. Ne kemi vendosur të ndërhyjmë edhe në çmimin e akcizës duke e reduktuar në 20%. Janë dy akte të cilat do t’i kalojnë Këshillit të Ministrave. Akciza është te 40 lekë dhe do...