Nafta 1.5 euro në Maqedoni, 214 lekë në Shqipëri/ Kryeministri maqedonas ul taksat e karburanteve: Çmimi më i ulët në rajon

Nafta 1.5 euro në Maqedoni, 214 lekë në Shqipëri/ Kryeministri maqedonas ul taksat e karburanteve: Çmimi më i ulët në rajon

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi sot se qeveria ka ulur taksën e vlerës së shtuar (TVSH) për benzinën dhe naftën nga 18 në 10 përqind. Ai u tha gazetarëve pas seancës së Qeverisë se masa do të hyjë në fuqi në mesnatë të hënën, më 23 mars, do të zgjasë dy javë dhe mund të zgjatet nëse është e nevojshme. Rezultatet janë të menjëhershme: çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut konsiderohen tashmë ndër më të ulëtat në rajon, duke tërhequr edhe qytetarë nga vendet fqinje. Konsumi është rritur me rreth 9%, ndërsa vetëm nga kjo masë qytetarët kursejnë qindra mijëra euro çdo ditë. Sipas kësaj llogaritjeje, çmimi i benzinës, varësisht nëse distributorët e përdorin zbritjen e rafinerisë OKTA, do të ishte...