Nadire Meçorapaj zgjidhet kryetare e degës së PD-së në Vlorë/ Ardit Çylybyli zgjidhet përfaqësuesi demokrat në Shkodër

Nadire Meçorapaj zgjidhet kryetare e degës së PD-së në Vlorë/ Ardit Çylybyli zgjidhet përfaqësuesi demokrat në Shkodër

Procesi i zgjedhjeve për kryetarin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë është mbyllur me fitoren e Nadire Meçorapaj. Sipas rezultateve përfundimtare, Nadire Mecorapaj ka marrë 496 vota, duke lënë pas kandidaten tjetër, Darling Banushaj, e cila ka siguruar 106 vota. Në proces janë numëruar edhe 13 vota të pavlefshme. Me këtë rezultat, Nadire Mecorapaj shpallet zyrtarisht kryetare e re e degës së Partisë Demokratike në Vlorë. Ndërkohë Ardit Çylybyli është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike në Shkodër, pas procesit zgjedhor të zhvilluar në degën lokale të kësaj force politike. Në garën për drejtimin e PD Shkodër, Çylybyli siguroi 1083 vota, duke mposhtur rivalin e tij Gentian Ibro, i cili mori 687 vota. Sipas organizatorëve, procesi i votimit është zhvilluar në mënyrë të...