‘Na trego kufitarët e pronës’, përplasja e ashpër e kushërinjve nga Himara, Theodhori: Jemi në proces gjyqësor

‘Na trego kufitarët e pronës’, përplasja e ashpër e kushërinjve nga Himara, Theodhori: Jemi në proces gjyqësor

Një debat televiziv mbi një çështje pronësie në Himarë është kthyer në një përplasje të ashpër mes dy kushërinjve, Llazar Theodhori dhe Panajot Rondo. Thelbi i konfliktit është pronësia mbi një sipërfaqe toke ku Theodhori ka ndërtuar një servis, ndërkohë që Rondo pretendon se toka i është kthyer familjes së tij me ligjin 7501. Gjatë një debati në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv me moderator Flavio Qarrin, Llazar Theodhori hodhi akuza të forta, duke pretenduar se dokumentet e kushëririt të tij i referohen një prone tjetër dhe se ngastra në fjalë ka kufij të tjerë, përfshirë edhe tokë shtetërore. Ai shprehu keqardhje që mosmarrëveshja arriti në këtë pikë, duke akuzuar kushëririn se ka vepruar “pas shpine”. Theodhori konfirmoi se çështja është aktualisht...