“Na njoftuan në 9 të darkës për Kuvend”, Bardhi për “Bordin e Paqes”: Pse e keni me urgjencë? Po shkelni Kushtetutën

“Na njoftuan në 9 të darkës për Kuvend”, Bardhi për “Bordin e Paqes”: Pse e keni me urgjencë? Po shkelni Kushtetutën

Në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për ratifikimin e Kartës së Bordit të Paqes, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kritikoi qeverinë për nxitim dhe shkelje të procedurave ligjore. Bardhi pyeti pse ka urgjencë për të përmbyllur procesin sot, duke theksuar se deputetët nuk janë njoftuar në kohë të mjaftueshme dhe se votimi po zhvillohet në mënyrë të nxituar: “Si do e justifikoni ju që po shkelni procedurën? Nuk ka ndodhur kurrë që deputetët të njoftohen në 9 e gjysmë të darkës, të vijmë në 10 në Kuvend dhe të votojmë në 12 për një çështje kaq të rëndësishme,” tha Bardhi. Ai theksoi se seancat të tilla mund të kërkohen nga Këshilli i Ministrave ose 1/5 e deputetëve, por sipas Kushtetutës...