Muxhahedinët e Tiranës qetësojnë shqiptarët: Irani nuk ka kapacitete të na godasë
Pas publikimit të disa lajmeve në media se Irani mund të ketë në objektivat e tij të goditjes me raketa edhe kampin Ashraf 3 në Manzë, ka reaguar zëdhënësi i këtij të fundit Shahriar Kia. Ai deklaron se këto lajme janë propagandë e orkestruar nga regjimi iranian, dhe se nuk ka asnjë mundësi që të shënjestrohet Shqipëria. Ai shton se edhe nga ana teknike, është e pamundur që të mbërrijnë raketat e hedhura nga Irani në vendin tonë. “Lajmet e publikuara nga Irani për mundësinë e një sulmi me raketa ndaj Ashraf 3 dhe mbulimi i tyre në disa media shqiptare janë thjesht propagandë e orkestruar nga regjimi iranian. Kjo po bëhet për qëllime lufte psikologjike, me qëllim krijimin e shqetësimit dhe kaosit në Shqipëri,...
Burimi:
syri.net