Murrizi: Ndryshimet në qeveri janë fasadë, Rama po zëvendëson ministra për të mbuluar hetimet
Ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar janë komentuar nga ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, si një lëvizje që synon më shumë konsolidimin e pushtetit personal të kryeministrit sesa rifreskimin politik të mazhorancës. I ftuar në ‘Çim Peka Live’, Murrizi u shpreh se kjo është qeveria e tretë me emra që nuk përfaqësojnë bazën tradicionale të së majtës apo elektoratin e PS, por figura pak të njohura publikisht dhe pa profil të qartë politik. Murrizi e sheh këtë riorganizim si një mesazh force brenda ‘Rilindjes’, ku vendimmarrja dhe kontrolli mbeten të përqendruara tek një dorë e vetme, ndërsa ministrat zëvendësohen në funksion të balancave të brendshme dhe jo të përfaqësimit politik. Myslim Murrizi: Ka kohë që ka thënë do të ndërrojë emra,...
Burimi:
syri.net