Mungesa e PD në delegacionin e Kuvendit drejt Gjermanisë, reagon Grupi Parlamentar: U përjashtuam qëllimisht

Mungesa e PD në delegacionin e Kuvendit drejt Gjermanisë, reagon Grupi Parlamentar: U përjashtuam qëllimisht

Grupi Parlamentar i Partia Demokratike ka dhënë një sqarim lidhur me mungesën në delegacionin zyrtar të Kuvendit gjatë vizitës në Gjermani. Në sqarim thuhet se më 4 mars 2026 Kryetari i Kuvendit kishte kërkuar caktimin e dy deputetëve nga grupi parlamentar i PD-së për delegacionin. Përfaqësues u emëruan  Tomorr Alizoti dhe Klevis Balliu. Sipas grupit të PD, Niko Peleshi, ka vendosur më pas të përjashtojë grupin më të madh të opozitës nga delegacioni zyrtar pa dhënë arsye, duke hequr emrat e përfaqësuesve të PD-së dhe duke i privuar ata nga përfaqësimi institucional. Reagimi: Në vijim të kërkesës së datës 4 Mars 2026 të vetë Kryetarit të Kuvendit për të caktuar dy deputetë të grupit tonë parlamentar në këtë Delegacion, nga ana e kryetarit të grupit...