‘Mungesa e meritokracisë po largon profesionistët’/ Sulçe: Pa politika konkrete, kriza e burimeve njerëzore do thellohet

‘Mungesa e meritokracisë po largon profesionistët’/ Sulçe: Pa politika konkrete, kriza e burimeve njerëzore do thellohet

Largimi i profesionistëve nga Shqipëria mbetet një plagë e hapur, ndërsa ekspertët e fushës japin alarmin se pa politika konkrete dhe një ndryshim rrënjësor në kulturën e punës, vendi rrezikon të humbasë edhe ata pak profesionistë që kanë mbetur. E ftuar në “Kush Paguan” në SYRI TV me moderatore Klaudia Karabolli, ekspertja e Burimeve Njerëzore, Alma Sulçe, theksoi se nevojiten politika konkrete për të ndalur emigrimin dhe për të mbajtur profesionistët aktualë në vend. Sipas saj, fillimisht duhet stabilizuar situata dhe të ofrohen paga dinjitoze, skema motivimi, siguri dhe karrierë e qartë. Ajo nënvizoi se kthimi i të larguarve nuk mund të bazohet te patriotizmi, por te kushtet reale të punës. Sulçe kritikoi edhe kulturën e menaxhimit në shumë kompani shqiptare, ku mungon meritokracia, vlerësimi i...