Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Mundësi reale në dobi të komunitetit”/ Pasuritë e konfiskuara nga krimi, ministrja Koçiu: Vizion në rezultate konkrete
Në vazhdën e kësaj nisme, Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe Administratorja e AAPSK-së, Risena Xhaja vizituan sot një objekt i përfituar nga veprimtari kriminale, i cili funksionon si strehë e sigurt për viktimat e dhunës dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Gjatë kësaj vizite, Ministrja Koçiu u shpreh se këto pasuri përfaqësojnë një mundësi reale për t’u kthyer në shërbime sociale dhe publike në dobi të komunitetit. Ajo theksoi se vila dykatëshe, i krijon mundësi shoqatës “Të Ndryshëm, të Barabartë” të ofrojë shërbime për gra dhe fëmijë viktima të dhunës në familje apo trafikimit. Ministrja nënvizoi se institucionet do të vijojnë punën për të rikthyer çdo pasuri të përfituar në mënyrë të paligjshme në shërbim të komunitetit, duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore....