Mul Noka sulmon kritikët e PD: Të paburrë, ushtarë të një regjimi antidemokratik
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar ashpër lidhur me protestën e një nate më parë ku protestues dhe deputetë të kësaj force politike u përplasën fizikisht me efektivët e Policisë. “Kush propagandon kundër shqiptarëve që protestojnë mbetet ushtar i një regjimi antidemokratik, rrogëtar i krimit të organizuar dhe narkotrafikut. Nuk janë burra më të mirë ata që bëjnë sehir e shajnë opozitën kur vendi shpopullohet, rinia ikën dhe paraja e pistë bën ligjin. Komentet e disa patronazhistëve janë “plumb” për armikun e tyre imagjinar. Ne nuk jemi armiku i brendshëm. Ata janë armiku i vetes dhe i arsyes. Janë armiku i të rinjve që larguan për shkak të urrejtjes patologjike që kanë ndaj opozitarizmit dhe pluralizmit politik. Lavazhi i trurit ka...
Burimi:
javanews.al