Muçollari: Në Shqipëri produktet e rrezikshme konstatohen vetëm pasi shiten, ndërsa Evropa i bllokon në kohë

Muçollari: Në Shqipëri produktet e rrezikshme konstatohen vetëm pasi shiten, ndërsa Evropa i bllokon në kohë

Grigels Muçollari, anëtar i kryesisë PD nga studioja e 'Kafe Shqeto' komentoi mungesën e një sistemi efektiv të reagimit ndaj produkteve të pasigurta në treg, duke theksuar se Shqipëria është komplet e papërgatitur dhe nuk ka patur as vullnet institucional për t’i dhënë zgjidhje këtyre situatave. Sipas Muçollarit, sistemet e ngjashme me RAS (Rapid Alert System) në vendet e Bashkimit Europian funksionojnë në mënyrë që çdo produkt i rrezikshëm të bllokohet menjëherë në të gjitha vendet ku është shpërndarë, ndërsa në Shqipëri rastet konstatohen vetëm pasi produkti është shitur dhe ndërhyrja bëhet e vonuar. Ai shtoi se ka pasur disa denoncime personale të dokumentuara që nuk janë publikuar në faqet zyrtare, madje disa prej tyre janë modifikuar duke u vendosur datë më e hershme për komunikimin,...