‘Motrat Balluku kontrollonin tenderat dhe drejtësinë’, Tërnova: Më hoqën nga sistemi për hakmarrje
Ish-prokurori Gentjan Tërnova, ka denoncuar motrat Balluku, të cilat sipas tij kontrollojnë tenderat dhe sistemin e drejtësisë. I ftuar në News 24, Tërnova tha se edhe largimi i tij ka ardhur si një hakmarrje politike për dosjen e Dibrës, ku në përgjime dolën edhe zyrtarë të qeverisë. "Unë mendoj se procesi i vettingut ka qenë një proces i mirëfilltë politikë, që kur nisi dhe organet e vettingut kanë qenë të mbushur me komisionerë politike, një nga antarët e komisionit ka qenë motra e Belinda Ballukut, Pamela Qirko. Njëra motër kontrollonte tenderat, motra tjetër kontrollonte gjyqtarët dhe prokurorët. Kanë pas një kombinim. Gjatë gjithë kësaj përiudhe nuk ka pasur asnjë lloj hetimi ndaj Ballukut apo ministrave të tjerë, sepse gjyqtarët dhe prokurorët kanë qenë të shantazhuar. Mua më donin jashtë...
Burimi:
syri.net