Moti i keq/ Shehu kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Gjirokastër: Krim i paralajmëruar, qeveria…
Situata nga moti i keq në qarkun e Gjirokastrës është përkeqësuar, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme. Deputeti i PD për qarkun, njëkohësisht kreu politik i selisë blu aty, Tritan Shehu, kërkoi sot (7 janar) vendosjen e gjendjes se jashtëzakonshme për fatkeqësitë natyrore në Bashkinë Gjirokastër. Shehu akuzoi qeverinë shqiptare, pasi në buxhetin e këtij viti i privoi Gjirokastrës amendamentin e propozuar në Parlamentin shqiptar të Fondit të Emergjencës Civile, me vlerë 20 milionë eurosh. Përmbytja e djeshme sipas Shehut, është krim i paralajmëruar. “Ngjarjet e djeshme e të sotme, ripërsëritja e përmbytjeve me dimensione e dëme përherë e më të mëdha, vërtetuan domosdoshmërinë e miratimit të atij amendamenti”, u shpreh ligjvënësi demokrat. Ai gjithashtu ka parë nga afër dëmet infrastrukturore të shkaktuara nga...
Burimi:
sot.com.al