‘Mos ia faturoni botës dështimet’, Teliti: Varfëria dhe pagat e ulëta nuk janë pasojë e krizës globale

‘Mos ia faturoni botës dështimet’, Teliti: Varfëria dhe pagat e ulëta nuk janë pasojë e krizës globale

Eksperti i ekonomisë Dorian Teliti nga një studio televizive ka komentuar situatën ekonomike dhe infrastrukturore në vend, duke hedhur akuza ndaj qeverisë për menaxhimin e fondeve publike, cilësinë e investimeve në rrugë dhe mënyrën se si po justifikohen dështimet ekonomike. Në analizën e tij, Teliti u ndal te problematika e infrastrukturës rrugore, rritja e çmimeve, kriza energjetike dhe kostot e larta të ashtuquajturve “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, duke theksuar se qeveria po përpiqet t’ia faturojë faktorëve ndërkombëtarë problemet e brendshme ekonomike. Ai argumentoi se Shqipëria ka pasur prej kohësh tregues të dobët ekonomike, paga dhe pensione të ulëta, nivel të lartë varfërie dhe korrupsioni dhe se krizat globale nuk mund të përdoren si justifikim për mungesën e rezultateve konkrete. Sipas tij, krizat sjellin edhe...