Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur
Analisti Roland Bejko komentoi në “Newsroom” në ABC News protestën e dhunshme të opozitës të mbajtur një ditë më parë, ku u hodhën molotovë edhe ndaj Vilës së Enver Hoxhës. Gjatë intervistës, Bejko u shpreh se protesta është një formë për të shprehur pakënaqësi, por shtoi se kjo mënyrë protestë nuk i përket demokracisë. “Berishës i interesonte kjo situatë sepse ishte një protestë e dobët dhe ai synonte të ‘linte një gjurmë’. Për Europën është e papranueshme djegia e institucioneve nga protestuesit”, ka thënë Bejko. Në analizën e tij, Bejko nënvizoi se për Europën është e papranueshme djegia e institucioneve nga protestuesit. “Berisha në atë shtëpi ka kujtime, sepse gjatë kohës kur ishte mjek ishte mik me një nga djemtë e Enver Hoxhës dhe kishte...
Burimi:
javanews.al