‘Modeli kriminal i qeverisjes’, Teliti: Rrugët – Nuk ka faj natyra, por trinomi, shtet, firma private dhe supervizorë
Shqipëria po përballet me një krizë të rëndë infrastrukturore, ku dhjetëra akse rrugore të inauguruara vetëm pak muaj më parë janë shembur dhe çarë pas reshjeve të fundit të shiut. Nga veriu në jug, rrugët kombëtare janë kthyer në kurthe, duke izoluar qytete të tëra si Korça, Pogradeci, Dibra e Bulqiza dhe duke ndërprerë aksesin e qytetarëve në shërbimet më jetike. I ftura në edicionin e mesditës në Syri tv me gazetarin Arnold Kariqi, eksperti i PD Dorian Teliti akuzoi qeverinë për një model korruptiv që ka çuar në kolapsin e infrastrukturës dhe rrezikimin e jetës së njerëzve. Këshilltari ekonomik i Partisë Demokratike, e cilësoi situatën si një "tragjedi" dhe "shëmbëlltyrën më të mirë të shkërmoqjes së modelit qeverisës". Sipas tij, kolapsi i rrugëve nuk...
Burimi:
syri.net