“Misteret” e anulimit të prezantimit të drejtuesit të ri politik të PS- së për Qarkun e Shkodrës…

“Misteret” e anulimit të prezantimit të drejtuesit të ri politik të PS- së për Qarkun e Shkodrës…

PS nuk ka prezantuar sot drejtuesin e ri politik për Qarkun e Shkodrës. Në fakt, pavarësisht asaj çfarë u raportua sot në disa portale lokale, takimi është anuluar mbrëmjen e të dielës, pak orës pasi ShkodraWeb mësoi dhe informoi për takimin prezantues të drejtuesit të ri politik, Enea Karakaçi, i cili zëvendësoi kryebashkiakun Benet Beci në këtë pozicion.Po sërish, mediat lokale online, dhanë si arsye të anulimit të kësaj mbledhje prezantuese, impenjimet e Enea Karakaçit, si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Nuk është e vështirë të konstatohet se Karakaçi nuk ka patur asnjë impenjim zyrtar, të paktën që të meritonte anulimin e prezantimit të tij si drejtues politik në Shkodër. Mjafton një vëzhgim i thjeshtë në rrjetet e tij sociale apo të ministrisë që ai...