Miratohet buxheti i Durrësit/ Kalon vetëm me votat e këshilltarëve socialistë, opozitarët kritikuan shpenzimet

Miratohet buxheti i Durrësit/ Kalon vetëm me votat e këshilltarëve socialistë, opozitarët kritikuan shpenzimet

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar me shumicë votash buxhetin e Bashkisë për vitin 2026 dhe buxhetin afatmesëm 2026–2028, si dhe paketën fiskale. Këshilltarët e opozitës votuan kundër. Buxheti i vitit 2026 është 6% më i lartë se ai i këtij viti dhe arrin në rreth 6.85 miliardë lekë. Kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako, tha se në hartimin e tij janë reflektuar prioritetet e bashkisë dhe kërkesat e qytetarëve. “44 për qind e buxhetit do të përdoret për investime, ndërsa 30 për qind për paga dhe sigurime shoqërore. Arsimi mbetet prioritet me 18% të fondeve, i ndjekur nga infrastruktura dhe transporti me 17%, shërbimet publike dhe rindërtimi me 15%, si dhe menaxhimi i mbetjeve me 14 për qind. Me një fond prej 350 milionë lekësh të...