Miratohen me forcën e kartonave ndryshimet në Kodin Penal, opozita kundër
Pas një seancë maratonë që ka zgjatur rreth 18 orë Kuvendi ka miratuar ndyrshimet në Kodin Penal. Ndryshimet u miratuan me 85 vota pro të mazhorancës, ndërsa 9 deputetët e pranishëm të opozitës votuan kundër. “Ndryshimet e miratuar me 85 vota shënojnë një avancim tjetër në përpjekjen tonë të përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës, adresimin e shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, kontrollin e territorit, pastrimin e parave, trafikimin e qënieve njerëzore, terrorizmit etj. Veç kësaj, përmbushim gjithashtu detyrimet që rrjedhin nga procesi i integrimit për në BE, përmes përafrimit të 7 akteve kyçe të Acquis communautaire. Sfida e madhe që kemi tani përpara është projekti për një Kod të ri Penal, për të cilin është bërë një punë e shkëlqyer me...
Burimi:
syri.net