“Minon ekonominë dhe besimin e qytetarëve!”, Gonzato: Lufta ndaj krimit të organizuar është thelbësore për…

“Minon ekonominë dhe besimin e qytetarëve!”, Gonzato: Lufta ndaj krimit të organizuar është thelbësore për…

Në një deklaratë gjatë një tryeze të rrumbullakët, ku morën pjesë përfaqësues të partive politike, studiues, komuniteti diplomatik dhe shoqëria civile, ku u diskutuan masat parandaluese kundër krimit të organizuar, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato ka theksuar rëndësinë e ndërmarrjes së masave parandaluese. “Krimi i organizuar minon integritetin ekonomik të Shqipërisë, administratën publike dhe besimin e qytetarëve te institucionet. Kjo kërkon që, përveç ndjekjes penale, të përqendrohemi më shumë tek masat parandaluese,” njofton delegacioni i Bashkimit Europian në një postim në rrjetet sociale. Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, mësohet se u shpreh gjatë fjalës së tij, se bllokimi i aksesit të krimit në ekonominë e ligjshme forcon përpjekjet tradicionale për të luftuar këtë fenomen. “Duke përdorur mjete si heqja e licencave, verifikimi i pjesëmarrjes në...