Ministrja Gërvalla “non grata” në Shqipëri?! Ambasadori Malaj përgënjeshtron lajmet: Marrëdhëniet tona janë të forta!
Aleksandër Vuçiç, Edi Rama, Petrit Malaj dhe Donika Gërvalla TIRANË-Një deklaratë e ministres së drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla, kundër një editoriali të përbashkët të kryeministrit Edi Rama me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku të dy i kërkonin BE-së një anëtarësim pa të drejta të plota të dy vendeve në Union, mori vëmendjen e mediave, duke ngritur zëra edhe për një masë “non grata”. Konkretisht më 17 mars, në një intervistë për RTK, Gërvalla u shpreh se qytetarët e Kosovës nuk kanë për t’ia falur këtë qëndrim kryeministrit Rama, duke theksuar se artikulli në median gjermne Frankfurter Allgemeine Zeitung krijon përshtypjen se kryeministri shqiptar ndërhyn në momente të vështira për Vuçiç në raport me Bashkimin Europian. Sipas saj, problem i artikullit është propozimi që Serbia dhe Shqipëria të...
Burimi:
zeri.ai