Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala: Sistemi shëndetësor parësor, në gatishmëri gjatë festave të fundvitit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala: Sistemi shëndetësor parësor, në gatishmëri gjatë festave të fundvitit

Gjatë periudhës së festave të fundvitit, sistemi shëndetësor parësor në të gjithë vendin do të vijojë punën pa ndërprerje, me qëllim garantimin e shërbimeve të menjëhershme dhe cilësore për qytetarët. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi një takim pune me stafin drejtues të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH), ku u diskutuan masat organizative dhe koordinuese për përballimin e fluksit të shtuar të kërkesave gjatë sezonit festiv.Në fokus të takimit ishte forcimi i gatishmërisë së strukturave shëndetësore, sigurimi i vijimësisë së shërbimeve dhe rritja e vëmendjes ndaj emergjencave shëndetësore që mund të shfaqen gjatë festave. OSHKSH administron dhe koordinon një rrjet të gjerë kombëtar, i përbërë nga katër drejtori rajonale, 36 njësi vendore, spitale rajonale, bashkiake dhe ditore, si dhe 362...