Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Ministria paralajmëron: Kujdes me alkoolin gjatë festave, rrezik helmimi akut
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale ka ndarë një apel mbi konsumin e alkoolit gjatë ditëve të festave. Përmes një njoftimi, Shefi i Shërbimit të Toksikologjisë, doktor Andrin Tahiri ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, për shkak të rrezikut të helmimit akut që mund të sjellë tepria me alkoolin. “Festat po afrojnë, bilancet bëhen mbasi kalojnë festat edhe shikojmë cili ka qenë trendi dhe cila ka qenë asistenca mjekësore që kemi ofruar, por eksperienca e viteve të kahershme normalisht që na lënë në vigjilje. Stafi është gati, i përgatitur, në bashkëpunim me stafin e urgjencës polivalente. Ju japim asistencë mjekësore të gjithëve që kanë nevojë. Mbas protokolleve tona, këtë periudhë ne ndeshim me helmime akute. Pra me konsumimin e alkoolit me tepri, deri në...