Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!
Ministria e Jashtme e Shqipërisë me anë të një komunikate për mediet sot në 4 mars, ka dhënë një këshillë të rëndësishme për shqiptarët që aktualisht janë rezidentë apo vizitorë në Iran dhe planifikojnë që të udhëtojnë nga shteti iranian drejt Shqipërisë përmes Turqisë apo pikave kufitare. MEPJ iu bën thirrje të gjithë këtyre qytetarëve, që të vendosen menjëherë në komunikim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ankara. “Komunikimi paraprak me Ambasadën e RSH-së në Ankara është i rëndësisë së veçantë dhe i domosdoshëm për të mundësuar asistencën konsullore dhe koordinimin me autoritetet përkatëse turke, sipas udhëzimeve të këtyre të fundit”, thuhet në njoftim. Në fund të njoftimit, Ministria e Jashtme shprehet se është në ndjekje të situatës në vendet e prekura nga konflikti...
Burimi:
javanews.al