Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve në Iran: Kontaktoni Ambasadën në Ankara për udhëtimin drejt Shqipërisë përmes Turqisë

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve në Iran: Kontaktoni Ambasadën në Ankara për udhëtimin drejt Shqipërisë përmes Turqisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që aktualisht ndodhen në Iran dhe që kërkojnë të udhëtojnë drejt Shqipërisë përmes rrugës tokësore nga Turqia, që të vendosen menjëherë në kontakt me Ambasadën e Shqipërisë në Ankara. Përmes një njoftimi për qytetarët, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se komunikimi me Ambasadën shqiptare në Ankara është i domosdoshëm për të mundësuar asistencën konsullore dhe koordinimin me autoritetet përkatëse turke, sipas udhëzimeve të këtyre të fundit. Po ashtu Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka vënë në dispozicion edhe kontaktet me Ambasadën e Shqipërisë në Ankara. Njoftimi për qytetarët shqiptarë në Iran: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vijim të komunikimeve periodike, këshillon të...