Ministri i Vuçiçit orientoi protestuesit në përndjekjen e familjes shqiptare…
Një aksident trafiku në Surdulica, ku humbi jetën një 40-vjeçar serb, është shndërruar në një valë përndjekjeje me tone shoviniste ndaj një familjeje shqiptare. Sipas raportimit të Vreme, situata është tensionuar më tej pasi ministri serb Novica Tončev ka shkruar në një grup në Viber me mbi 6 mijë anëtarë se “është me njerëzit e tij nga Surdulica, sepse jeton atje”. Në grupin e quajtur “Drejtësi për Rastka” janë shpërndarë thirrje për dëbimin e familjes shqiptare dhe janë organizuar protesta. Raportohet se ndaj një pastiçerie janë hedhur gurë, ndërsa disa pjesëmarrës janë ftuar nga policia për intervista informative, pa njoftime për arrestime. Aksidenti ndodhi të hënën, më 9 shkurt, dhe përfshiu një 20-vjeçar shqiptar, i cili ndodhet në paraburgim. Ndërkohë, ndaj tij dhe familjes së...
Burimi:
syri.net