Ministri i Mbrojtjes: Dronët ushtarakë Made in Albania do jenë të nivelit të lartë
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi se nuk ka asnjë kërkesë nga NATO për pezullimin e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë izraelite Elbit për prodhimin e dronëve ushtarakë. Nufi vuri në dukje se dronët ushtarakë “Made in Albania” do të jenë të një niveli të lartë, duke u kthyer në një vlerë e shtuar për Forcat e Armatosura në Shqipëri. “Ne kemi një marrëveshje për prodhimin e dronëve me ta. Sa i takon problematikës që ato kanë pasur me një nga kontratat, kanë qarkulluar lajme se kjo kontratë është pezulluar. Ndërkohë që kontratat e tjera vazhdojnë. Vendet anëtare të NATO-s, jo më larg se fqinji ynë jugor kanë lidhur kontrata të tjera me Elbit. Nuk paragjykoj dot asnjë proces. Nuk kemi asnjë shkresë apo...
Burimi:
opinion.al