Ministri i Bujqësisë, Andis Salla diskuton me homologun turk skemat e sigurimeve bujqësore sipas modelit TARSIM

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla diskuton me homologun turk skemat e sigurimeve bujqësore sipas modelit TARSIM

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim me ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë të Turqisë, İbrahim Yumaklı, gjatë qëndrimit të tij në Berlin, në kuadër të Forumit Global për Bujqësinë dhe Ushqimin (GFFA) 2026. Salla bëri të ditur se, gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorët kyç të bujqësisë dhe zhvillimit rural. “Ndamë vlerësimin për marrëdhëniet Shqipëri-Turqi dhe diskutuam forcimin e bashkëpunimit në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural, sigurisë ushqimore, si edhe të skemave të sigurimeve bujqësore sipas modelit TARSIM, duke riafirmuar partneritetin e qëndrueshëm mes dy vendeve”, deklaroi ministri Salla. Ai theksoi rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencave dhe bashkëpunimit teknik për të përmirësuar praktikat e prodhimit bujqësor dhe sistemet e sigurimeve në sektorin e...