Ministri Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

Ministri Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një telefonatë me homologun Timco Mucunski, ku është diskutuar për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Përmes një takimi në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se integrimi evropian i dy vendeve dhe Ballkanit Perëndimor është me rëndësi strategjike dhe përfaqëson investim më të mirë në stabilitet dhe siguri, si për rajonin dhe për BE. Postim i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në X: Këtë mëngjes pata një telefonatë të parë të dobishme dhe produktive me kolegun tim @TimcoMucunski, duke riafirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për ne, Maqedonia e Veriut nuk është vetëm një vend fqinj dhe mik, por edhe një aleat i çmuar i #NATO-s...