Ministri Hoxha takim me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë: SHBA-ja mbetet një aleat kyç dhe partner strategjik për Shqipërinë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha bëri të ditur se gjatë takimit u rikonfirmua partneriteti i fortë mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimi i ngushtë dhe miqësia e kahershme. “Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat kyç dhe partner strategjik për Shqipërinë”, theksoi ai, duke nënvizuar edhe aleancën e palëkundur mes dy vendeve. “Gjatë takimit rikonfirmuam partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve tona, bashkëpunimin e ngushtë dhe miqësinë e kahershme, si edhe aleancën tonë të palëkundur në kuadër të NATO-s. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një aleat kyç dhe partner strategjik për Shqipërinë. Diskutuam...
Burimi:
top-channel.tv