Ministri Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Spanjë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vizitoi Senatin e Spanjës, ku u takua me Zëvendëskryetarin e Parë, Javier Maroto, Kryetaren e Komisionit për Punët e Jashtme, Pilar Rojo Noguera, si dhe me anëtarë të Senatit në Madrid. Hoxha njoftoi në rrjetin social X se “në takime u zhvilluan diskutime të thelluara mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe ecurinë e negociatave të Shqipërisë”. Me anëtarët e Senatit u rikonfirmua angazhimi i përbashkët për një proces anëtarësimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë “Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës, ndërsa shkëmbyem gjithashtu pikëpamje mbi marrëdhëniet transatlantike dhe rolin në rritje të diplomacisë parlamentare”, shkroi Hoxha. Postimi i Ministrit Ferit Hoxha:...
Burimi:
top-channel.tv