Ministri Hoxha bisedë telefonike me homologun e tij në Oman: Diskutuam për përshkallëzimin në Lindjen e Mesme
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij në Oman, Badr bin Hamad Al Busaidi. Në një postim në X, ministri bëri më dije se gjatë telefonatës diskutuan për përshkallëzimin në Lindjen e Mesme. Postimi i plotë i ministri Ferit Hoxha: Zhvillova një bisedë shumë të dobishme me Ministrin e Punëve të Jashtme të Omanit, Badr bin Hamad Al Busaidi, për të shkëmbyer mendime mbi përshkallëzimin aktual në Lindjen e Mesme. Diskutuam rreziqet serioze që një përshkallëzim i mëtejshëm paraqet për stabilitetin rajonal, sigurinë ndërkombëtare dhe rrugët ekonomike globale, veçanërisht në rajonin e Gjirit. Vlerësova rolin konstruktiv dhe të respektuar të Omanit në promovimin e dialogut dhe ndërmjetësimit. Gjithashtu shpreha mirënjohjen tonë për kujdesin dhe...
Burimi:
top-channel.tv