Ministrat të fokusuar te BE/ Nga mbrojtja te ekonomia, qeveria paralajmëron reforma për standardet evropiane

Ministrat të fokusuar te BE/ Nga mbrojtja te ekonomia, qeveria paralajmëron reforma për standardet evropiane

Ndryshe nga fjalimi rreth 100-minutësh i kryeministrit Edi Rama me fokusin e ashpër te drejtësia, ministrat kishin një qëllim të përbashkët në punën e tyre përgjatë 2026-ës, përmbushjen e objektivit të qeverisë “Rama 4”, integrimin drejt Bashkimit Evropian. Një nga një, në më pak se 10 minuta kohë secili, ministrat renditën arritjet e dikastereve që drejtojnë, si dhe planet për vitin 2026, duke paralajmëruar ndëshkime, ndryshime ligjore dhe luftë korrupsionit. Nga armët “Made in Albania” te sistemet antidronë, 2026-a pritet të jetë një vit i vrullshëm edhe në fushën e mbrojtjes, për përafrimin e vendit tonë me kriteret e Bashkimit Evropian. Ekonomia dhe arsimi parashikojnë gjithashtu politika zhvillimi të ngjashme me ato evropiane. Përparësia e të gjitha ministrive të kabinetit “Rama 4” do të jetë...