“Mezi pres”, deputeti socialist: Ja kur është gati raporti për imunitetin e Ballukut
Vendimi për çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut në Partinë Socialiste do të merret pasi të përfundojë raporti i Këshillit të Mandateve. Kështu u shpreh në një emision televiziv deputeti socialist Eduart Shalsi, sipas të cilit, raporti mund të jetë gati në fillim të javës. “Ne jemi duke pritur raportin. Kam përshtypjen që besoj në fillim të javës do ta kenë gati edhe pjesa e specialistëve. Unë nuk jam jurist, nuk jam i përfshirë direkt në hartimin e raportit. Mezi pres ta lexoj, ta shoh dhe pastaj do të merret vendimi”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. Ndërkohë Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend raportin ku në 6 pika argumentoi se përse Kuvendi duhet të pranojë kërkesën SPAK-ut dhe të...
Burimi:
sot.com.al