Meta zbulon pasurinë e 18 viteve në politikë: 87 milionë lekë, nuk kam asnjë qindarkë të paligjshme
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të Prokurorisë lidhur me pasurinë e tij, duke thënë se nuk ka asnjë qindarkë dhe asnjë metër katror pasuri të paligjshme. Në një letër të lexuar nga Tedi Blushi, Meta thotë se pasuria e tij ëhstë 87 milionë lekë për vitet 1995- 2023, teksa është shprehur i hapur të intervistohet në burg për këtë çështje. “Lidhur me çështjen e pasurisë, dua të theksoj se akuzat e prokurorëve janë të pavërteta dhe të bazuara në falsifikim. Vajza ka siguruar ekspertizën financiare që vërteton se pasuritë e mia gjatë këtyre viteve (1995-2023) janë 87 milionë lekë të reja. Ky hetim ndaj meje ka rezultat të qartë, 0 qindarkë e paligjshme nga unë dhe 0 metër katror...
Burimi:
top-channel.tv