Meta: Të gjithë para Kryeministrisë në orën 17:00, për t’i treguar vendin Organizatës Kriminale dhe Kreut të saj

Meta: Të gjithë para Kryeministrisë në orën 17:00, për t’i treguar vendin Organizatës Kriminale dhe Kreut të saj

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë thirrje që sot të gjithë shqiptarët të mblidhen para Kryeministrisë, në ora 17:00, për t’i treguar vendin Organizatës Kriminale dhe Kreut të saj. Duke folur për korrupsion në një mesazh të tij publikuar në rrjetet sociale ai shkruan se, “Shqipëria “lulëzon” në fushën e korrupsionit falë Ramaformës”. Mesazhi: Shqipëria ‘lulëzon’ në fushën e korrupsionit falë Ramaformës. Rënia me 11 vende në renditjen globale në 1 vit, tregon se burgomania e Kreut të Organizatës nuk mund të ulte korrupsionin sepse ai është vet garanti dhe mbrojtësi i gjithë këtij sistemi te kapur. Statistikat e burgomanisë së tij janë vetëm për të fshehur korrupsionin skizofrenik të Organizatës Kriminale që ai drejton dhe jo tregues i “suksesit” në luftën...