“Meta presion ndaj kryeministrit”, gazetarja: Rama kërkoi ekstradimin e Durim Bamit në Shqipëri për ta goditur!
Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar në një studio televizive ka komentuar zhvillimet e fundit mes politikës dhe drejtësisë, duke u ndalur te përplasjet e reja që përfshijnë emrat e kryeministrit Edi Rama, Ilir Metës dhe ekstradimin e Durim Bamit. Sipas Llabanit, situata e krijuar tregon për një faktor të fortë presioni ndaj kryeministrit. “Duket se kemi një faktor të fortë kundër kryeministrit. Është Ilir Meta. Për herë të parë e dëgjuam dje që pas një viti e ca në paraburgim, ish-zyrtarë kanë thënë se kryeministri Edi Rama është pas akuzave të ngritura ndaj nesh dhe se ka firmosur dokumentacione në lidhje me to. Kjo nuk ka ndodhur më parë”, u shpreh ajo. Gazetarja theksoi se këto deklarata mund të marrin peshë në procesin gjyqësor, duke...
Burimi:
sot.com.al