Meta: Ndarja nga regjimi teokratik në Iran, garanci për paqe dhe stabilitet në botë
Në një reagim në rrjetin social “X”, kreu i PL-së, Ilir Meta foli mbi situatën politike në Iran dhe ndikimin që, sipas tij, ka regjimi aktual në stabilitetin rajonal dhe më gjerë. Ai theksoi rëndësinë e një ndryshimi rrënjësor për të ardhmen e popullit iranian dhe për sigurinë ndërkombëtare. “Ndarja me regjimin tiranik dhe teokratik të Iranit është garanci, jo vetëm për lirinë dhe begatinë e popullit iranian, por edhe për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe në botë.”-shkruan ai Ndarja me regjimin tiranik dhe teokratik të Iranit është garanci, jo vetëm për lirinë dhe begatinë e popullit iranian, por edhe për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe në botë.— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) March 1, 2026
Burimi:
syri.net