Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shqyrtojë ditën e martë, në 24 mars, kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta për zbutjen e masës së sigurisë. Gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën e Metës është Paulin Çera. Meta depozitoi kërkesë tjetër në Gjykatën e Posaçme, ku kërkoi lirimin nga qelia kundrejt një garancie pasurore.Konkretisht Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ me një masë më të butë sigurie si ‘arrest shtëpie’, ‘detyrim paraqitje’, ‘garanci pasurore’ ose ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’. Meta argumentoi se meqenëse dosja është dërguar tashmë për gjykim, nuk ekziston rreziku që ai të prishë provat apo të ndikojë mbi dëshmitarët.Ish-presidenti mbahet në burg që prej tetorit 2024 dhe përballet me akuza për korrupsion në...